Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Operacioni ‘Integrimi Origjinal’: Kur shteti hipën në avion me arka

Nga Agron Gjekmarkaj/
Çuditë s’kanë të sosur! Kur ti je zgjuar gjithë bezdi, me zile te koka për të kapur avionin, i mufatur, goja shkrumb nga jermet e natës, qejfprishur shfaqesh krejt i dorëzuar ndaj kuriozitetit, mendjen e ke të dremitesh pak e në djall të tjerat!
Por jo gjithmonë shabllonet e përftuar nga eksperienca e jetës i shkojnë skenarit deri në fund!
Në sallën e përgjumur të aeroportit, katër burra me 24 baule e valixhe hynë njëri pas tjetrit, të veshur habitshëm e hukubetshëm!
Në fakt, ata ishin më të panjohur normal se të maskuar, po ashtu jua kishte thënë mendja në ato orë kritike ankthi!!
Gjithsesi, kishin bërë të tyren! Me rroba të ndezura ngjyrash, me këshillën e Sofianit, ishin tebdilosur: dy zëvendësministrat e financave dhe një si biçim i paidentifikuar; në fund, vetë Sypetriti, i hutuar si avdall!
Ata tërhiqnin karrelin me ngarkesën e madhe bina, ministri e shtynte nga pas, duke thirrur: hop la la, hop la la, edhe pak, edhe pak!
Kur na pa, se desh veten; djersët i dolën mbi kominoshet që kishte veshur për t’u dukur si punëtor aeroporti! U topit!
Ju afruam ngadalë dhe i thamë: po ti këtu që me sabah, more tutkun, po arratisesh, e?
Belbëzonte, çapitej, kërkonte ujë; dikur e mblodhi veten e tha: “Jo, mo, po meqenëse erdhëm herët se kemi samit, ne jemi njerëz të punës; na ka mësuar Babo të shfaqim dobi komunitare dhe mejtuam t’u japim një dorë këtyre të shërbimeve e të mirëmbajtjes”, por ishte dukshëm i shqetësuar!
Për t’u dukur më bindës në tezën e tij, shtoi: “Ja, për shembull, që ju ta kuptoni më mirë: Braçes i ka lënë detyrë të pastrojë letrat dhe kanoçet nëpër lulishtet e Tiranës në kohën e lirë, meqë ka shfaqur ambicie për Bashkinë; Ervin Hoxhës të ndihmojë pleqtë të bëjnë pazarin dhe të ngjisin trastat nëpër shkallë; Antonetës, Evisit dhe Irisit t’i bien qemanes nëpër sheshe për atmosferë; Delinës të shpërndajë byrekë, shama e gurabi nëpër festa; Ciut, tashmë në ilegalitet, të lexojë pjesëza nga ‘Kurbani’ nëpër universitete; asaj të shëndetësisë të mballosë miletin me gjilpëra antiviroze e antigrip nëpër rrugë; por mbi të gjitha, që rrisin besimin tek Babua, Albanës Koçisë të shëtisë nëpër sokaqe që gjindja të kuptojnë çfarë është kotësia! Saimir Hasalles te ruaje traditen e Dash Sules dhe të qepë shamiza e thile per xhaketat e te gjithë deputeteve qe namuzin e therrasin namuz e ashikllekun ashikllek!
Karakaçit të marrë të pamundurit në shpinë dhe t’i bartë aty ku rrugët janë të prishura dhe ura me vrima; Nufit të shtjerë me top mbi Surrel që të trembë laraskat; e plot gjëra të dobishme! Zeniqja të rrijë ulur kundër syrit të keq në vend të kërpudhës pranë Kryeministrisë! Pirro Dengut te qethe viçat e Vlores!
Gonxhes i ka lënë detyrën e shenjtë që, bashkë me stafin e tij të patentave që i ka bërë drejtorë kulture, të pastrojë qenefet me parullën: ‘Në të vërtetë e dhjesim, po përpiqemi ta mbulojmë’!
Po këta arka ç’i ke? e pyesim me naivitet. “Janë kapitujt e integrimit në formë origjinale, bio, që po çojmë në Bruksel”, u përgjigj me zërin e fikur!
Nje dhimbje e brendshme me pershkoi të gjithin, lere mos e nga po te ishte me ne Kryezevendes Lideri Flamur, në çast do ja sekuestronte dhe do ja shperndante fakir fukarase si dora e Zotit !
Njëra ka vizionet e Babos për Shqipërinë europiane në formë mendimesh dhe eseshë dhe librin e fundit “Sofra e ariut”, ajo e madhja në cep, kujtimet e Belës plot daramete, shënime për miqtë dhe armiqtë në parti; kjo e murrmja është me CD me këngët që Tezja ka kënduar gjatë këtyre viteve për gëzime e ziafete; ajo me kuadrate, petkat e takemet e Mamices para gijotinës, veshur për të lartuar vatanin në takime ndërkombëtare; tjetra me dërrasa, fjalimet e Taos që t’i mësojnë nëpër shkolla fëmijët e Europës; ajo në cep është me këshillat e Ulsiut, Xhafës e Tonit si të reformohet, komisioni europian me dy shpejtesi, në mes, kërkesat e Lamellarit për gaz lotsjellës për protestën e opozitës, të paskaduar, të lirë e të mirë; ajo në majë ka meloditë e Ismet Beqirit për në UNESCO; më delikatja, e ambalazhuar mirë, ka lotët e djersët e katër viteve të shkuara nëpër shishe e damixhane që mblodhi Laert Duro gjatë punës për hapjen e negociatave!!
E pa që nuk i besuam dhe në të gjitha cepat la si roje sejmenët lozonjarë që kishte me vete! Zëvendësministrave u la porosi të hynin në barkun e avionit bashkë me bagazhet dhe t’i ruanin si sytë, madje më shumë se aq!
Arkat bënë një zhurmë të madhe, tipiken e monedhave metalike prej floriri! Një u thye duke e ngjitur, e ca kallëpe ranë prej tyre si shkronjat e Dhaskal Todrit!
Në fillim autobusi mori popullin e thjeshtë e më pas solli tek pullë Sypetritin, të cilin e vuri tek zona biznes dhe i mbyllën perden! Si ministrat që mezi i kemi, duhet të kenë rehatllëk, me aq travajë sa u shkakton Gaz Bardhi, që mos bëftë hajër; është bërë si seleksionues i shpirtrave të këqij: kudo dosje, përgjime, video, foto, zëra, allah allah! Se ç’ka në dore tani !!??!!!
Stjuardesa tha: “Mos bëni zhurmë se ministri po numëron!”
Heshtëm ne, por nga një cep dukej Sypetriti që njomte gishtat me pështymë dhe i jepte krahut vët, vët, vët!
Megjithëse ishte herët dhe nuk e kishte kuptuar që ishim në një avion, i tha zonjës së shërbimit: qerasi me birra të gjithë udhëtarët!
Kur kaluam mbi Mal të Zi, u dëgjua një piskamë: “A medet, medet, a ku ku ku ,kemi harruar katër baulet më të rëndësishme në Tiranë, ku të mbytemi tani?!”
“Atë me kriptomonedha e inxhi e kemi”, vërejti ndihmësi!
“Ah, jo more, jo! Tjetra, tjetra, metalikja me tapitë e pronave të paluajtshme nëpër botë! Ku të gremisemi tani, se me kesh deri në një pikë nuk shkohet më tej, ja Orbani iku e rrezoi Magjari, ku i dihet na merr me vete?!
Zhurmë e potere, vaj e lot, çirrje e ndukje! Shyqyr qe nuk qe me ne Jorushi i Tabakave se kushedi ne e duronte dot ate lebeti!?
Ne shkuam aty afër për të parë se çfarë ndodhi; ai zgurdulloi sytë: “Mosss, edhe ju këtu?!” — rënkoi dhe u zalis!
Dikur e sollën në vete, duke e fërkuar me ujë e ufuth! Nga mesi i Sllovenisë, lart ne qiell, një britmë që u dëgjua edhe në Lubjanë na shkundi të gjithëve: “Dua një parashutë, dua një parashutë!”, kërkonte pareshtur për vete dhe baulet Sypetriti !
“Kronika” po na përndjek!!
Të gjorat stjuardesa nuk e kuptonin se për çfarë bëhet fjalë…! Ai rrekej t’u shpjegonte se është diçka e tmerrshme, që të skuq, të jep të kruara, të vë brirë e bishta, të heq qejfin e jetës dhe arratisjen për një jetë më të mirë , pa travaje , ta quan faj e ta helmatis!!
Në Vjenë, sa zbritëm, na u shfaq Slloboda: “Po Etilda ku është, si është, kur vjen?”
“S’e dimë vallahi; janë ca baule të mëdha, po nuk më duket se kanë fshehur njerëz aty brenda për momentin!”
“Ajo po ndihmon Babon për Shqipërinë 2030 me siguri se per pak do hyje në Qeveri ! “
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38