Flash News

Ditari i Opozitës

Operacioni ‘Plumbi i Artë’, Kryemadhi: Emrat e përmendur nga Dumani, pjesë e garnizonit të PS në 25 prill

Operacioni ‘Plumbi i Artë’, Kryemadhi: Emrat e përmendur

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhit deklarton se dëshmia e Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë përfshijnë shumë grupe kriminale, pjesa më e madhe e pjesë e PS në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Dështimi i operacionit ‘Plumbi i Artë’ siç ndodhi dekonspirimi i të gjithë operacionit tregoi se rrjedhja e informacionit nga do të vijë, do të vijë nga policia nuk besoj që ka ndonjë prokuror që do të dëmtojë procesin e tij.

Situata me presidentin është krijuar dhe për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e fundit që po ndodhin me dëshmitë e dy të penduarve, që përfshijnë shumë grupe kriminale, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në zgjedhjet e 25 prillit, ku kanë qenë garnizoni ushtarak i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Gjithashtu po kërkohet të largohet vëmendja dhe nga çështja e inceneratorëve, e cila është një arsye edhe më e rëndë që implikon kryeministrin, kryetarin e bashkisë, ministra”, u shpreh Kryemadhi në A2 CNN.

Të fundit