Flash News

Ditari i Opozitës

“Operatorët kanë futur duart”, Ivi Kaso tregon skemën si janë vjedhur votat në Kamëz

“Operatorët kanë futur duart”, Ivi Kaso tregon skemën

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka treguar si janë vjedhur votat në Kamzë, aty ku votimi dhe numërimi u bë në mënyrë elektronike.

I ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, Kaso u shpreh se kanë prova që tregojnë se në vend të qytetarëve kanë votuar operatorët, të cilët siç thotë ai duhet të dërgohen për ndjekje penale dhe të tregojnë kush i ka paguar për këtë.

Sipas tij, këta persona jo vetëm kanë futur duart dhe kanë asistuar, por edhe kanë përdorur karta identiteti të personave të tjerë.

“Në Kamzë kanë ndodhur gjera të tillë që vërtetojnë që gjithçka ka qenë, por një proces zgjedhor nuk ka qenë. Qytetarë kanë vajtur, por ka votuar operatori. Çudira nga më të ndryshimet."

"Kemi patur mundësi të shohim deri sot në mëngjes rreth gjysmën ose diçka më shumë të qendrave të votimit dhe nuk kishte një QV që të kishte pasur një proces normal. Në shumicën e tyre kanë votuar operatorët, stafi që është marrë në punë nga KQZ."

"Jo vetëm kanë futur duart dhe kanë asistuar njerëzit për të votuar, por kanë votuar fizikisht me emër. Marrin karta identiteti nga komisioni, që është aty dhe nuk bën asgjë që është paguar për të qenë aty. Merr 10 karta operatori dhe shkon voto, rri gjysmë ore hedh 10 vota, shkon më vonë hedh vota të tjera."

"Është shkak i mjaftueshëm për të kërkuar pavlefshmëri dhe për të çuar për ndjekje penale që nga operatori, komisionerët dhe vëzhguesit duke i dhënë dënime të rëndë për ti detyruar ata të tregojnë se kush i ka paguar ose kush i ka detyruar që të bëjnë këtë”, tha Kaso.

Të fundit