Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opinion/ Partia Demokratike nuk është pronë as e Bashës dhe as e Berishës
nga Yzedin Hima
Partia Demokratike doli e traumatizuar nga zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti. Kur publiku priste ndëshkimin me votë të qeverisë së Rilindjes për shumëçka kishte ndodhur gjatë tetë viteve, Partia Socialiste e Edi Ramës fitoi zgjedhjet, madje me një numër mandatesh impresionuese. Nëse populli opozitar mbeti i zhgënjyer dhe i trishtuar, populli i majtë u trondit nga rezultati dhe mbeti gojëhapur. Pastaj, anuloi të gjitha axhendat, që kishte përgatitur për pozicionimin e sigurtë në opozitë.
Çfarë ndodhi?
Lidershipi i Partisë Demokratike kishte dështuar rëndë në veprimet politike të ndërmarra si: mospjesëmarrja në reformën territoriale, dorëzimi i mandative parlamentare, mospjesëmarrja në zgjedhjet vendore, pranimi i ndryshimeve të njëanshme të Kodit zgjedhor nga qeveria, duke hyrë në zgjedhje me një disavantazh therës.
Partia Demokratike humbi mjaft mandate për shkak se kryeministri Rama ndryshoi kodin zgjedhor në mënyrë të njëanëshme, veprim ky pa precedent gjatë tri dekadave pluralizëm dhe lidershipi i PD-së, për shkak të kompleksit të fajit për veprimet e gabuara politike para aleatëve perëndimorë, e pranoi ndërrimin e rregullave në mes të lojës dhe hyri në zgjedhje, u dorëzua pa kushte. Lidershipi i Partisë Demokratike dështoi në bashkëpunimin me të gjithë faktorët opozitarë, duke humbur disa mandate për shkak të miopisë politike.
Rilindja e Edi Ramës, duke qënë e vetëdijshme për skandalet e ministrave të saj gjatë tetë viteve, duke mosrealizuar premtimet e bëra, duke e zhytur vendin në mjerim dhe duke shkaktuar hemorragjinë e qytetarëve shqiptarë drejt BE-së, mori masa ekstra- ligjore për të fituar zgjedhjet, duke përdorur armët e falura nga opozita, makinën e rëndë shtetërore dhe institucionet, paratë e kanabisit dhe paratë e publike, organizatat kriminale dhe blerjen paraprake të votave. Nisur nga kjo pamje, Partia Demokratike mori rezultatin e mundshëm.
Pas 25 prillit disa zëra brenda lidershipit të PD-së dhe disa zëra jashtë saj kërkuan dorëheqjen e kryetari Lulzim Basha. Nëse do t’i shohim me kujdes nga erdhën këto zëra, do të shohim se ishin zërat e zyrtarëve të lartë, që kryetari Basha nuk i futi në listat e sigurta për deputetë ose disa zëra të atyre që qenë larguar nga PD-ja dhe kishin krijuar parti të vogla, të cilat dështuan në zgjedhje.
Në fakt dështimi nuk erdhi vetëm nga kryetari Lulzim Basha, por nga i gjithë lidershipi i PD-së. Vendimet fatkeqe që i sollën dështime të dhimbshme popullit të djathtë dhe qytetarëve të tjerë që dëshironin ethshëm rotacionin, nuk i mori vetëm Lulzim Basha, por i gjithë lidershipi i PD-së. Kërkesa për dorëheqjen e kryetarit Basha është kërkesa më normale në një vend me demokraci normale. Pas disa humbjeve të zgjedhjeve ai kishte humbur besimin te populli i djathtë dhe, natyrisht, edhe te fasha gri që mezi priste rotacionin.
Bashkë me dorëheqjen e kryetarit Basha, duhet të dorëhiqej i gjithë lidershipi i PD-së, që, ose qe dakord me vendimet e kryetarit, ose nuk reagoi në institucionet e larta të partisë, kur u diskutuan ato vendime. Thënia “Heshtja është flori” në Partinë Demokratike u ka sjellë të heshturve poste të larta ministri, deputeti, kryetari bashkie etj. Mungesa e demokracisë së brendshme ka krijuar atë situatë absurde, në të cilën gjendet sot lidershipi i saj dhe njerëzit pranë tij. Filtrat demokratikë kanë munguar në këtë parti, sikurse në të gjithë shoqërinë shqiptare. Në PD kambanat gjithmonë kanë rënë për tjetrin. Goja funksionarëve të lartë u ka ardhur vetëm kur kambana ka lajmëruar ikjen e tyre.
Në fakt, pas zgjedhjeve, lidershipi i PD-së më në krye kryetarin Basha nxituan për të organizuar kuvendin kombëtar të partisë dhe për të mbërthyer sërish postet drejtuese nga i sollën dështime të njëpasnjëshme popullit të djathtë. Disa zëra të arsyeshëm mbetën të vetmuar dhe u përcollën nga media, pa patur asnjë impakt te baza e partisë, e cila qe mësuar t’i mbante syte te lideri, që ka në dorë gjithçka për mirë e për keq.
Shpallja nongrata e kryetarit historik të PD-së Sali Berisha, nga Departamenti i Shtetit, solli një turbulencë të pazakontë në Partinë Demokratike. Kjo qe kambana që mori vëmëndjen e të gjithve. Befas morën zë edhe ata që nuk kishin folur kurrë. Deputeti Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar me një vendim të kryetarit Basha. Ky vendim solli një çarje të thellë, fillimisht në organet drejtuese të PD-së dha pastaj kjo çarje u projektua te baza e partisë. Mund të jem i gabuar, por në të dy grupimet, të paktë janë ata që mendojnë për të nesërmen e shëndetshme të PD-së, ndërsa projektojnë të nesërmen e tyre.
Anëtarët e thjeshtë të PD-së, ata që kanë dhënë gjithçka për këtë forcë politike, herë – herë edhe me idealizëm të kulluar, janë ndarë në dy grupe, në mbështetës të kryetarit aktual dhe në mbështetje të kryetarit historik të PD-së, ndërkohë që me mendje të ftohtë duhet të ishin një grup i bashkuar dhe t’u kërkojnë llogari të Dyve për gjendjen e sotme të PD-së që është rrjedhojë e veprimeve dhe mosveprimeve të tyre.
Ndërsa të larguarit, ata që Basha me apo pa të drejtë i largoi nga lidershipi i PD-së gjatë këtyre viteve u bashkuan me kryetarin historik, ndonëse më parë kishin shprehur rezerva të forta për lidershipin e tij të dikurshëm. Të dy “elefantët” e PD-së këto ditë tundin në dorë “tapinë” e Partisë Demokratike, duke harruar se kjo parti nuk është pronë e askujt, por është aset me vlerë kombëtare.
Nëse baza e partisë do të kishte kohën për të medituar, apo do t’i lihej kjo kohë për t’u shprehur, do të artikulonte atë që e shpreh nëpër kafene apo në bisedat e zakonshme: I gjithë ky lidership ka dështuar dhe lipset që partia demokratike të rikonceptojë veten, duke gjetur brenda vetes dhe rreth saj vlera të pallogaritshme lidershipi me energji demokratike, larg sjelljes dhe artikulimit tipik stalinist të armikut të klasës, me të cilin janë manipuluar turmat brenda dhe jashtë PD-së dje dhe sot
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38