Flash News

Ditari i Opozitës

Opinioni i Venecias për Xhaçkën, Bardhi: Ka një tentativë për të vijuar mbrojtjen e saj

Opinioni i Venecias për Xhaçkën, Bardhi: Ka një

Kreu  i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi ndaj qëndrimit të Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, pas opinionit të Komisionit të Venecias, lidhur me mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka. 

Në rrjetet sociale, Bardhi i kërkon Spiropalit se duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë atë.

"Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë. Dezinformimi i saj që vazhdon edhe pasi opinioni është publik tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedent ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale, tërësisht në të kundër të asaj që Komisioni i Venecias këshillon.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nga sot ka vetëm një detyrim: Të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, siç këshillon në opinionin e tij edhe Komisioni i Venecias. Çdo deformim apo devijim nga thelbi i opinionit dhe përhumbja nga detaje pa thelb nuk ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe as të shtetit ligjor", thekson Bardhi. 

Në këtë opinion të Komisioni të Venecias, theksohet se vendimet e Gjykates Kushtetuese nuk duhet të kushtezohën me votën e maxhorancës, pasi ato bazohen në parimin e besnikërisë kushtetuese. 

Të fundit