Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita bashkon votat, kandidati i “Bashkë Fitojmë” zgjidhet kryetar i Këshillit Bashkiak të Kavajës

Opozita bashkon votat, kandidati i “Bashkë Fitojmë”

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rudi Hylviu është zgjedhur kreu i Këshillit Bashkiak të Kavajës.

Procesi i zgjedhjes u zhvillua sot dhe anëtarët e këshillit në radhët e opozitës bashkuan votat për të zgjedhur Hylviun në krye të Këshillit Bashkiak.

Rudi Hylviu ka marrë 16 vota, ndërsa kandidatja tjetër Marinela Aliaj ka marrë 15 vota.

31 mandatet në Këshillin Bashkiak të Kavajës janë ndarë: Bashkë Fitojmë ka 9 këshilltarë, PS 13 këshilltarë, PD 3 këshilltarë, PAA 3 këshilltarë, PR 1 këshilltar, PSD 2 këshilltarë.

Kryebashkiak i Kavajës u zgjodh më 14 maj Finsik Qosja.

Të fundit