Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita bën rezistencë, nuk largohet nga Kuvendi edhe pas fikjes së dritave

Opozita bën rezistencë, nuk largohet nga Kuvendi edhe pas fikjes

Ndonëse Kuvendi ka njoftuar mbylljen e punimeve dhe urdhëroi fikjen e dritave në sallë, deputetë të opozitës nuk janë larguar kanë vijuar të qëndrojnë në sallë.

 Edhe pse në errësirë, deputetët e PD kanë vijuar fjalimet e tyre përmes lidhjes live në FB e kreut të PD Sali Berisha.

Albana Vokshi: Jemi deputetë, si i fikin dritat ata?! Kujtojnë se do ikim.

Sali Berisha: Siç e shihni, si një grup gangsterësh dhe jo parlamentarësh, fikën dritat dhe u larguan.

Por natyrisht me këtë akt dëshmuan edhe njëherë se çfarë përfaqësojnë.

Në parlament ju garantoj se do të zhvillohet një nga betejat më të fuqishme në historinë e demokracisë shqiptare, e cila sot është një fiktivitet.

Ervin Salianji: I fikën edhe dritat, por nuk ka asnjë marifet, asnjë rrugë dhe përpjekje që bën PS që do të vendosë përfundë që të kapë opozitën. Do të bëjmë ç’është e mundur që në këtë vend të kthehet ligjshmëria. Do të thërrasim në ndihmë edhe qytetarët.

 

Të fundit