Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita braktis seancën plenare, mes tyre edhe Berisha. Basha –Nikollës: Turp të të vijë! Shkele rregulloren

Opozita braktis seancën plenare, mes tyre edhe Berisha. Basha

Seanca plenare u shoqërua me replika mes mazhorancës dhe opozitës. Shkak u bë propozimi i kreut të grupit parlamentare Taulant Balla për të ndryshuar rendin e ditës sa i takon përbërjes së komisioneve parlamentare pas kërkesës së Petrit Vasilit të LSI.

Ky i fundit kërkoi nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla arsyen pse deputetët e LSI nuk ishin përfshirë në komisionet parlamentare. Për këtë, ai kërkoi ndërprerjen e seancës që të përfshihen në komisione. Propozimi i Vasilit mori qëndrimet e krerëve të  grupeve parlamentare të PS dhe PD.

Balla e mbështeti këtë kërkesë të Vasilit dhe kërkoi që në seancën e sotme të votohen vetëm klrerët e grupeve parlamentare dhe të bëhet një ripartizim i ri deputetësh në komisionet parlamentare.

Sipas tij, PD do kishte më shumë anëtare në komisione parlamentare se PS që është në mazhorancë, duke përmbysur rregullin parlamentar. Kjo shkaktoi debat mes tij dhe Alfred Rushajt, por edhe kreut të PD, Basha.

Kryedemokrati iu drejtua ashpër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke e akuzuar atë se shkeli rregulloren. 

Basha-Nikollës: E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manekinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë!

Nikolla: Une jam deputete e republikes se Shqiperise, qetesohu, Etiken e deputetit

Opozita braktis seancën plenare, mes tyre edhe Berisha. Basha

Kjo ka bërë që deputetët e partisë Demokratike të braktisin më pas seancën plenare.

Po ashtu, u largua edhe ish kryeministrin Sali Berisha, ndërkohë, deputetët e LSI kanë qëndruar në sallë.

Opozita braktis seancën plenare, mes tyre edhe Berisha. Basha

Opozita braktis seancën plenare, mes tyre edhe Berisha. Basha

Opozita braktis seancën plenare, mes tyre edhe Berisha. Basha

Të fundit