Flash News
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Parandalohet një ngjarje kriminale në Durrës, arrestohen tre persona me armë dhe automjete të blinduara
Përfshihet nga flakët qendra tregtare në Vorë
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, mes tyre një shqiptar
Opozita çoi ligjin për profesionet e lira në Kushtetuese, Xhixho: Kemi detyrimin të mbrojmë qytetarët
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka publikuar në Facebook kërkesën e deputetëve të opozitës të depozituar në Gjykatën Kushtetuese, për të rrëzuar taksimin e profesioneve të lira.
Postimi i plotë:
Kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese ‘Ligji për Profesionistët e lirë’
Prej 1 janarit, qeveria u ka ngarkuar një barrë të re mijëra profesionistëve në të gjithë vendin. Ligji për taksimin e profesioneve të lira, me të cilin kjo qeveri i shpall luftë shtresës së mesme, do të rëndojë mbi mijëra biznese të vogla dhe individë të vetëpunësuar.
Taksa 23% për profesionistët e lirë është taksë mbi dijen.
Ligji i ri do rëndojë biznesin të ndershëm dhe shtresën e mesme.
Taksimi me 23% do t’i detyrojë shumë prej tyre të rrisin çmimet e shërbimeve, duke e zhvendosur barrën te konsumatori final, pra qytetari i thjeshtë.
Rreth 3 miliardë lekë shtesë synon të arkëtojë qeveria përmes kësaj takse, për të mbushur gropat e krijuara nga skemat korruptive.
Ne kemi detyrimin të mbrojmë qytetarët përballë çdo tentative për zhvatje që maskohet si ligj.
Ndaj presim që Gjykata Kushtetuese të shfuqizojë këtë ligji, duke vënë të parin interesin e qytetarit shqiptar!