Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita në protestë, Boçi paralajmëron akte të tjera pas mosbindjes civile

Opozita në protestë, Boçi paralajmëron akte të tjera

Opozita po proteston që nga ora 17:00 në kuadër të mosbindjes civile në gjashtë pika kryesore në të gjithë vendin, duke bllokuar akset rrugore.

Protesta e sotme pritet të zgjasë për tri orë, por nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili është i pranishëm në Milot, ka paralajmëruar se do të ketë veprime të tjera në ditët në vijim, të cilat mund të zgjasin edhe për një periudhë më të gjatë.

“Kjo është mosbindje civile, e cila ka aktet e veta. Është një akt proteste në kuadër të mosbindjes civile. Kërkojmë qeveri teknike, për ti dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës, për ti dhënë liri liderit të opozitës, për të sigururuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.


Policia të zbatojë Kushtetutën, direktivat që vijnë nga Parlamenti Europian, dhe protesta e qytetarëve mund të bëhet në formën që ata zgjedhin. Ne kemi zbatuar ligjin duke njoftuar Policinë e Shtetit, e cila në anën tjetër duhet të respektojë ligjin”, tha Boçi.



Të fundit