Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita në shesh! PD proteston sot para Kryeministrisë

Opozita në shesh! PD proteston sot para Kryeministrisë

Partia Demokratike ka thirrur sot protestë në orën 18:00, para Kryeministrisë.

Nën moton “Protesto! Për familjen, për ekonominë, për demokracinë”, PD ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së thirrur.

Qytetarët ftohen të protestojnë ndaj aferave korruptive të qeverisë Rama, sidomos pas marrjes si e pandehur të zëvendëses së tij, Belinda Balluku. Protesta do të kundërshtojë edhe ligjin për Barazinë Gjinore, ligj që është kundërshtuar fort nga opozita dhe shoqëria.

Të fundit