Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita në takim me Komisioneren Evropiane, Bardhi: Kërkuam që BE të monitorojë procesin elektoral

Opozita në takim me Komisioneren Evropiane, Bardhi: Kërkuam që BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, bashkë me kryetaren e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, dhe nënkryetarin e Kuvendit, Agron Gjekmarkaj zhvilluan sot një takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se e siguruan znj. Kos se Partia Demokratike mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, duke qenë forca politike që e nisi këtë proces dhe synon ta përmbyllë atë. Opozita kërkon që ky proces të bazohet në meritë dhe reforma konkrete, jo të vijë si një dhuratë.  

"Së bashku me kryetaren e Këshillit Kombëtar të Integrimit znj. Jorida Tabaku dhe NënKryetarin e Kuvendit z. Agron Gjekmarkaj, zhvilluam një takim me Komisioneren Europiane për Zgjerimin, znj. Marta Kos. 

E siguruam se, opozita e mbështet procesin e integrimit pasi është Partia Demokratike e cila e ka nisur këtë proces dhe po Partia Demokratike do ta përfundoje atë.  Ky proces duhet të jetë i bazuar në meritë e në reforma konkrete dhe jo të vijë si dhuratë. 

Zgjedhjet Parlamentare ishin fokusi kryesor i bisedës, ku znj. Kos u njoh me shqetësimet legjitime të PD, nga përdorimi i administratës dhe burimeve shtetërore, presioni ndaj votuesve, përdorimi i artificave për të penguar regjistrimin e lirë të votuesve në diasporë si dhe përfshirja e  krimit të organizuar në proces.

Me këmbëngulje kërkuam që  Bashkimi Europian të monitorojë me vëmendje edhe më të shtuar procesin elektorat për zgjedhjet e 11 Majit", shkruan Bardhi. 

Të fundit