Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita nesër thërret protestën e radhës, Noka: Të gjithë në shesh! Qeveria të japë llogari për zjarret e përmbytjet

Opozita nesër thërret protestën e radhës, Noka: Të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u i ka bërë thirrje qytetarëve të jenë pjesë e protestës së opozitës më 17 prill, ora 18:00, përpara Kryeministrisë.

Sipas Nokës, qëllimi është t'i kërkohet llogari qeverisë për keqmenaxhimin e situatave të përmbytjeve, zjarreve dhe problemeve me infrastrukturën.

Duke refuzuar argumentin e qeverisë për "fatkeqësi natyrore", Noka theksoi se këto ngjarje janë pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës dhe korrupsionit. Ai denoncoi mungesën e investimeve në kanalet kulluese, të cilat çojnë në përmbytje nga "betonizimi pa kriter", si dhe pajisjen e pamjaftueshme të zjarrfikësve, të cilët, sipas tij, përballen me flakët pa veshje mbrojtëse dhe mjete moderne.

Reagimi i plotë

Përmbyten qytetet nga betonizimi dhe kanalet e papastruar. Fatkeqësi natyrore, thonë patronazhistët. Mos bëni politikë me përmbytjet!


Digjen pyjet. Ushtria lufton me thupra. Zjarrfikësit nuk kanë veshje termike, mjete e pajime që mbrojnë jetët e tyre. Opozita ngre zërin edhe për ta. Patronazhistët thonë fatkeqësi nga lart. Mos bëni politikë me zjarret!

Çahet më dysh rruga e re. Asfaltin e merr shiu i parë. Fatkeqësi, ulërasin. Mos bëni politikë me shiun!

Mos e bëj politike, na kthehen vëngër ata, që çdo ankesë qytetare e problem real e cilësojnë ende si “agjitacion e propagandë kundër pushtetit”.

E njëjta mendësi në dy kohë të ndryshme.

Kjo është fatkeqësia e vërtetë.

Disa qytetarë u shprehën dje se nuk mjafton ndërhyrja zjarrfikëse përpara një rasti të tillë, ku janë përdorur materiale ndërtimi që përçojnë flakën. “Janë të paguar nga opozita”, thoshin trushplarët sehirxhinj.

Militimi në një parti politike nuk duhet të kthehet kurrësesi në advokim të korrupsionit.

Kolaudimi i pallatit që u dogj si kashtë është shkelje dhe duhet hetuar menjëherë, sikurse duhet hetuar e gjithë ndërtimtaria e subjektit privat Arlis shpk, që përflitet se pastron paratë e kartelit Xhabafti. Këtë duhet ta hetojë #SPAK.

Mos i kërkoni zjarrfikësve të bëhen theror!

Kërkojini shtetit t’i pajisë ata me mjetet e duhura!

Që jeta e tyre të jetë e mbrojtur, sepse dhe ata i pret dikush në shtëpi. Mos kërkoni heronj! Kërkojini llogari shtetit që i paguani taksa!

Kërkojani atje në shesh, përpara kryeministrisë!

17 PRILL, 18:00

Të fundit