Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita nis mosbindjen civile, Blushi thirrje policisë: Mos provokoni

Opozita nis mosbindjen civile, Blushi thirrje policisë: Mos provokoni

Opozita, do të nisë një protestë në formë mosbindjeje civile, duke planifikuar paralizimin e akseve kryesore të vendit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një deklaratë për mediat, i bëri thirrje Ministrit të Brendshëm që të shmangë çdo provokim ndaj protestuesve dhe opozitës. “Bllokimi i rrugëve, protesta dhe mosbindja civile e opozitës sot do të jenë një kushtrim për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve tanë, që janë të gatshëm të përballen me regjimin dhe të sakrifikojnë për Çështjen Kombëtare,” tha Blushi.


Ai theksoi gjithashtu se qëllimi i mosbindjes civile është kundërshtimi ndaj qeverisë, duke nënvizuar se figurat si Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë viktima të persekutimit politik për shkak të angazhimit të tyre në mbrojtjen e interesave kombëtare.

Të fundit