Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita nuk u lejua të futej në Kryesi, Dervishaj: Shkelje e Kushtetutës

Opozita nuk u lejua të futej në Kryesi, Dervishaj: Shkelje e

Juristi, Bledar Dervishaj i ftuar në Task Force me Sonila Meçon, e ka cilësuar incidentin e sotëm në kryesinë e Kuvendit, ku Garda e republikës pengoi futjen në institucion të deputetëve të opozitës, si shkelje të Kushtetutës.

Referur të gjithë këtyre vendimeve të gjykatës kushtetuese dhe Kushtetutës që është shumë e qartë, rrëzimi apriori dhe në atë mënyrë si në seancën kur u votua rezoluta për Kosovën konsiderohet shkelje kushtetuese. Është shkelje e nenit 77, pika 2 të Kushtetutës dhe tek jurisprudenca.

Më vjen keq dhe duhet ta them se gjykata kushtetuese e kam parë të paralizuar. Në shumë çështje me interes të lartë publik gjykata kushtetuese, për mosformim kuorumi në vendimmarrje, nuk ka mundur të marri vendim dhe kërkesat janë konsideruar të rrëzuara. Nuk do doja që një kërkesë e kësaj natyre, me kaq sensitivitet dhe me kaq efekt siç po krijon në jetën politike të vendit të marrë një gjë të tillë.”

Të fundit