Flash News

Ditari i Opozitës

‘Opozita para gjyqeve popullore”, Boçi për skandalin e SPAK: Morën të pandehur Spahinë pse zbatoi vendimin e KLSH

‘Opozita para gjyqeve popullore”, Boçi për skandalin e

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka publikuar një raport të KLSH të vitit 2017 ku e gjen me shkelje Mark Mollën drejtorin e ujësjellësit të Bashkisë Shkodër.

Boçi shkruan se, Bardh Spahia i cili është marrë i pandehur nga SPAK, e shkarkoi njëherazi duke konsideruar dhe këtë raport.

Sipas Boçit, SPAK-u i partisë ka dijeni, por ka mbyllur sytë, sepse i duhet opozita para gjyqeve popullore.

Këtu është një raport i KLSH pas inspektimit në Bashkinë Shkodër në 2017.

KLSH e gjen me shkelje Mark Mollën drejtorin e ujësjellësit të Bashkisë.

Bardh Spahia e shkarkoi njëherazi duke konsideruar dhe këtë raport.

SPAKU i partisë a ka dijeni?!

Sigurisht që po!

Por ka mbyllur sytë, sepse i duhet opozita para gjyqeve popullore.

Dhe hajde e bërtisni ju opinonbërës partiakë që Drejtësia është e pavarur!

Jo vetëm që nuk është, por me dëshirë dhe vullnet është shndërruar në kobure politike në duart e Ramës.

Ka dalë në fushatë!

Nuk heton krimin zgjedhor në Shkodër e Benetin e KESH, të dalë ashiqare i korruptuar, por merret me shkarkimin e një personi të kapur me shkelje flagrante”, shkruan Boçi.

Të fundit