Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Opozita paralajmëron kallëzim penal për Peleshin: Po mbron aferën 1.1 mld euro të Ballukut

Opozita ka njoftuar se do të përgatisë një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj Kryetarit të Kuvendit, duke e akuzuar atë për bllokim të qëllimshëm të drejtësisë dhe mbrojtje të aferave korruptive të qeverisë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, është shprehur se çdo ditë që drejtësia nuk vepron ndaj akteve korruptive të qeverisë "Rama", është një ditë ku qytetarëve "u vidhen para nga xhepi".
Bardhi deklaroi se çdo sekondë vonesë nga ana e Kryetarit të Kuvendit për të mbledhur Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet përbën vepër penale të shpërdorimit të detyrës dhe e cilësoi Kryetarin e Kuvendit si "ushtar të Belinda Ballukut", duke pretenduar se ai ndodhet në atë post si "zgjedhje personale" e saj.
Sipas deputetit, kreu i legjislativit nuk mund të "tallet me Kuvendin, me drejtësinë dhe me qytetarët" dhe se detyra e tij është të zbatojë ligjin, jo të marrë urdhra nga të korruptuarit. Veprimet e tij konsiderohen si guxim për të marrë në mbrojtje një person të akuzuar për një aferë abuzive me vlerë 1.1 miliardë euro.
Bardhi:
Çdo ditë që nuk vendoset drejtësi për aktet korruptive të qeverisjes së Edi Ramës, është një ditë ku secilit prej jush i vidhen nga xhepi para nga qeveria, nga Edi Rama, nga Belinda Balluku dhe nga Belinda Ballukët e tjerë në qeverinë e Edi Ramës. Sigurisht që me përgjegjshmëri të plotë, ne pesë anëtarët e opozitës do të vijojmë, të këmbëngulim për shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së prokurorisë. Sot ka skaduar edhe afati tre javë kohë që i dhanë të pandehurës Balluku.
Duke nisur nga dita e nesërme, çdo sekondë vonesë nga thirrja e mbledhjes, nënkupton shpërdorim detyre, pra kryerjen e një krimi nga ana e kryetarit të Kuvendit, i cili në kundërshtim me rregulloren, ka vendosur të bëhet palë për të penguar drejtësinë.
Dhe pa asnjë diskutim që ne do të përgatisim me përgjegjshmëri të plotë edhe një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të Kuvendit. Ky dokument që është ligj dhe çdo veprim i kryer në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, ka pasoja ligjore.
Kryetari i Kuvendit nuk mund të tallet me Kuvendin. Kryetari i Kuvendit nuk merr urdhëra nga të korruptuarit, por duhet të zbatojë ligjin dhe t'i shërbejë interesit publik. Kryetari i Kuvendit nuk është ushtar i Belinda Ballukut. Edhe pse ajo e ka ndihmuar që të jetë sot kryetar i Kuvendit. Se është zgjedhja personale e Belinda Ballukut, Niko Peleshi, në krye të Kuvendit të Shqipërisë.
Po kjo nuk nënkupton që kryetari i Kuvendit mund të tallet me Prokurorinë e Posaçme, që kryetari i Kuvendit mund të tallet me drejtësinë, që kryetari i Kuvendit mund të tallet me qytetarët, që duan drejtësi dhe duan luftë ndaj korrupsionit. Është guxim i madh të marrësh në mbrojtje një të korruptuar që me dokumenta të prokurorisë, të faktuara, nuk po lexoj këtu SMS-të se mund t'jua lexoj, një të korruptuar që ka abuzuar me 1.1 miliardë euro. Dhe del pastaj kryeministri si kloun edhe thotë do takoj çdo biznesmen që unë dua. E mbani mend se ju e keni raportuar propagandën e tij që në 2022-shin dhe e ndjekje qartë dhe që asnjë media nuk ia kujton, në 2022-shin na shitën si propagandë të madhe që kishim miratuar një kod etike që ministrave nuk i lejohej të takonin biznesmen. Është në fuqi ai kod etike. Po ku kapet me SMS Edi Rama që i thotë, shko takoi je pak X-in edhe Y-in edhe meqënëse i kam premtuar unë, jepi pak tenderin 15 milionë euro të Porto Romanos, nuk ka problem.
Shkelet ligji, shkelet kushtetuta, s'pyetet për kod etike, dhe del edhe thua që unë do takoj çdo biznesmen se nuk pyes për njeri. Koha ku ti nuk pyesje për njeri, nuk pyesje për kushtetutë edhe nuk pyesje për ligj, ka ca kohë, ka ca muaj që ka perënduar dhe do shikosh që do të pyesësh edhe për ligj, edhe për kushtetutë, edhe për drejtësi, do të japësh llogari për çdo aferë korruptive që ke drejtuar personalisht.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38