Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita protestoi sot në Strasburg, Bardhi: U surprizuan nga faktet që u paraqitëm

Opozita protestoi sot në Strasburg, Bardhi: U surprizuan nga faktet që

Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi foli për mediat pas përfundimit të protestës që opozita zhvilloi sot në Parlamentin Europian ku morën pjesë rreth 30 ligjvënës se opozitës.

Bardhi tha se gjatë takimeve me krerët e Parlamentit Europian, të gjithë janë surprizuar nga informacionet që u kanë përcjellë.

“Siç e thashë, ka qenë vit zgjedhor dhe për PE-në, duket të kemi në konsideratë dhe zhvillimet globale.

Një pjesë e tyre ndjekin zhvillimet, pjesa tjetër, bazuar mbi informacione dhe fakte që ne u dhamë, ishin të surprizuar se si një vend i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, po shkon drejt një shteti personal të një individi, një shteti autokrat që shtyp opozitën dhe fuqizon krimin e organizuar. Në këtë mënyrë shkelmohet çdo vlerë dhe parime europiane”, tha Bardhi.

“Edi Rama për fat të keq ka vendosur një shtet autokrat që ka shtypur opozitën.  Edi Rama për të mbrojtur zyrtarët e vet të korruptuar refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të jem fare i hapur me ju, për një vend kandidat të Bashkimit Europian dhe një vend anëtar të NATO-s, këto janë paperceptueshme për miqtë që ne kemi takuar gjatë këtyre ditëve në PE”, shtoi Bardhi.

Të fundit