Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita rikthehet në komision, Kaso: Hapësira e debatit po ngushtohet, Kuvendi po humbet rëndësinë

Opozita rikthehet në komision, Kaso: Hapësira e debatit po ngushtohet,

Opozita i është bashkuar punimeve të Kuvendit, një ditë pas bojkotit në komisionet parlamentare.

Deputeti Ivi Kaso ka deklaruar se opozitës po i ngushtohet hapësira e debatit në Parlament, duke vënë në dukje se debati thuajse është zhdukur dhe ekziston vetëm formalisht.

“Doja të ngrija shqetësimin e madh që kemi ne si opozitë, për ngushtimin e hapësirave parlamentare dhe mbylljen e hapësirës së debatit. Kjo është çështje kardinale që duhet të shqetësojnë Kuvendin dhe arenën e debatit, për fat të keq në një ushrim krejt formal që i humbet rëndësinë Kuvendit.

Shumë nga kolegët mund të çuditen që e diskutoj në komision. Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj se është një çështje që duhet diskutuar, jo vetëm se është shansi për t’u përballur me një komision parlamentar, por edhe në kuadër të mirëfunksionimit të Parlamentit”, deklaroi Kaso.

Të fundit