All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

“Opozita të dalë me një kandidat të përbashkët”, Duka tërhiqet nga Berisha për zgjedhjet?

All - Paragraf - 1

“Opozita të dalë me një kandidat të

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka sugjeron që opozita e bashkuar të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Një ditë më parë ai bëri me dije se kishte marrë ftesë nga ish-lideri Sali Berisha për të bashkëpunuar në zgjedhje.

All - Paragraf - 3

Duka dha sinjale pozitive bashkëpunimi, ndërsa ditën e sotme shprehet më i tërhequr dhe kërkon që bashkëpunimi të jetë më gjithëpërfshirës.

Ai tha për “A2 CNN” se nëse pozicionohen me njërën prej palëve do të thellojnë përçarjen. Duka tha se aleatët nuk mund të marrin rolin e gjykatësit për situatën në PD.

“Ne si Parti Agrare Ambientaliste nuk ishim të përgatitur dhe vendosëm që të mos dalim me siglën tonë. Megjithatë, duke parë situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja, e ndarë në dy grupe, na vështirësohet vendimmarrja.

Ne gjykojmë që duke u bërë palë me njërën nga grupet, nuk ndihmojmë në bashkim, por në përçarje. Ne mendojmë që duhet mundësuar një kandidaturë e përbashkët, por gjasat janë që shumë vështirë të gjendet gjuha e përbashkët.

Të dyja palët në PD, duke parë problemin sipas optikës së tyre, mendojnë që kanë të drejtë dhe askush nuk shikon gabimet e grupit të vet. Nëse ne bëhemi palë me një grup, i japim të drejtë atij grupi dhe marrim përsipër rolin e gjykatësit, që nuk na takon faktikisht”, tha Duka.



Të fundit