Flash News

Ditari i Opozitës

"Opozita vetëm kundër voton gjithmonë", Spahia-Shalsit: Të jesh kundër padrejtësisë është detyrim

"Opozita vetëm kundër voton gjithmonë", Spahia-Shalsit:

Mes debatesh është zhvilluar sot mbledhja në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, pas deklaratës së deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Shalsi, i cili u shpreh se “opozita gjithmonë voton kundër”.

Reagimi i menjëhershëm erdhi nga deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i cili e cilësoi këtë deklaratë “tërësisht të pavend” dhe theksoi se qëndrimet kundër të opozitës janë në mbrojtje të qytetarëve dhe interesit publik.

“Më duket krejtësisht pa vend kur thoni që opozita vetëm kundër voton gjithmonë. Ju rikujtoj që opozita, në rastin konkret dhe gjithmonë, ka zgjedhur të qëndrojë në anën e qytetarëve dhe të interesit publik të qytetarëve shqiptarë,” tha Spahia në replikën e tij ndaj Shalsit.
Deputeti demokrat renditi disa raste konkrete, ku sipas tij opozita ka votuar kundër nismave që “cenojnë vlerat, familjen dhe interesin qytetar”, duke përmendur ndër të tjera projektligjin për “barazinë gjinore” dhe projektbuxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm.

Fjala e plotë në video: 

Të fundit