Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita zhvendoset në Strasburg/ PD proteston sot para Parlamentit Evropian

Opozita zhvendoset në Strasburg/ PD proteston sot para Parlamentit Evropian

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do ta zhvendosë protestën sot para Parlamentit Evropian në Strasburg, ashtu siç ishte njoftuar.

Protesta do të zhvillohet paralelisht me seancën plenare të PE.

Deputetët e PD-së pritet të ndahen në dy grupe. Njëri grup prej 5 apo 6 deputetësh do të hyjnë brenda PE për të zhvilluar takime njoftuese ndaj eurodeputetëve për t’i njoftuar ata sa i takon situatës në Shqipëri dhe shkeljeve ligjore, kushtetuese që ka bërë qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Burgosja e Salianjit, mosvotimi i PS për vendimin e GJK, lidhjet e qeverisë me krimin, korrupsioni janë disa nga çështjet e diskutimit në fokus të takimeve.

Pjesa tjetër e deputetëve të shpalosin pankarta para Parlamentit Europian dhe të protestojnë për një kohë të caktuar për të tërhequr vëmendjen e europianëve për situatën në Shqipëri që ata e cilësojnë ngjizjen e një regjimi diktatorial.

Të fundit