Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita “zhvendoset” në Strasburg, proteston më 23 tetor para Parlamentit Europian

Opozita “zhvendoset” në Strasburg, proteston më 23 tetor

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita shqiptare do të protestojë në Strasburgut.

Mësohet se rreth 40 deputetë të Partisë Demokratike do të protestojnë më 23 tetor para Parlamentit Europian, teksa do jetë duke u zhvilluar seanca në PE. 

Protesta e demokratëve duke ngritur zërin edhe jashtë Shqipërisë, vjen pas disa protestave në vend. Protesta e fundit e opozitës u zhvillua në Tiranë më 7 tetor dhe erdhi si reagim pas dënimit me 1 vit burg dhe më tej arrestimit të ish-deputetit të PD Ervin Salianji lidhur me dosjen “Babale”.

Me anë të kësaj proteste deputetët shqiptarë të PD kërkojnë sensibilizimin e eurodeputetëve për perjashtimet e tyre nga Parlamenti, por edhe t’u tregojnë atyre për burgosjet politike të funksionarëve të PD-se.

 

 

 

Të fundit