Flash News

Ditari i Opozitës

Opozitari i vetëm sot në tubimin pro UÇK-së, Mediu: Kam gjithnjë mirëkuptimin e Berishës

Opozitari i vetëm sot në tubimin pro UÇK-së, Mediu: Kam

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu duket se do të jetë opozitari i vetëm që do të jetë i pranishëm sot pasdite në protestën pro Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër Gjykatës Speciale në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Duke folur në A2 CNN, ao tha se ruan një raport të ngushtë me shumë figura të UÇK-së.

Unë besoj që jam konstant në qëndrimet e mia politike për më shumë se 30 vjet. Partia Republikane qëndron në tre themele kryesore. Para është kombi, pastaj është në mënyrë të padiskutueshme besimi dhe prona private. Dhe Partia Republikane që në kohën e zotit Godo ka qenë goxha e angazhuar përsa i përket pavarësisë së Kosovës me peticione, me angazhime. Kemi bërë një peticion për Kosovën në vitin 1991. Kemi bërë po ashtu një peticion për të dërguar Milosheviçin në Hagë për gjenocidin serb në Kosovë. Kemi qenë pjesë aktive gjatë luftës çlirimtare të Kosovës në politikën shqiptare, në aktivitete të ndryshme, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbledhje fondesh po ashtu edhe me batalionin e Atlantikut dhe kemi krijuar një raport me këta drejtues të UÇK-së, të cilët besoj nuk janë thjesht historia e tyre personale por historia e Kosovës”, tha Mediu. 

I pyetur nëse e ka diskutuar me Sali Berishën vendimin e tij për t’iu bashkuar tubimit, Mediu tha se ka mirëkuptimin e kreut të Partisë Demokratike.

Unë kam marrë një pozicion që në raportet e mia politike por dhe personale do të jem sot në atë tubim i cili organizohet për mbështetjen e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Do kisha dëshirë të kisha dhe kolegë të tjerë të Partisë Demokratike.

Kam diskutuar dhe kam gjetur mirëkuptimin edhe me zotin Berisha për pjesëmarrjen time në këtë pikëpamje. Nuk është se ndonjëherë zoti Berisha ka tentuar të imponojë një qëndrim të vetin dhe pa dyshim këtë diskutim mund ta kishin bërë dhe kolegë të tjerë të Partisë Demokratike me zotin Berisha. Patjetër si qytetar se si ju unë jam qytetar në radhë të parë”, u shpreh Mediu. 

Të fundit