Flash News

Ditari i Opozitës

Organizatori i foltores në SHBA: E mbështes Berishën përtej ‘non gratës’, po kthen demokracinë e brendshme  

Organizatori i foltores në SHBA: E mbështes Berishën përtej

Organizatori i foltores së ish kryeministrit Sali Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zekri Picari thotë se ‘foltorja’ po e kthen demokracinë e brendshme të PD-së.

“Nuk ka asgjë më demokratike se demokracia e brendshme. Zoti Berisha e ka marr përsipër dhe i ka dal zot çështjes së vet dhe ai do të merret me të. Partia Demokratike u themelua për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe kjo është pro-amerikane. Partia Demokratike rivendosi në themel të Shqipërisë pluralizmin, votën, dhe kjo është pro-amerikane”, tha Picari i ftuar në Euronews Albania.

Picari shtoi se organizimi i ‘Foltores’ me shqiptarët në SHBA erdhi si shprehje e pakënaqësisë të të rinjve të Partisë Demokratike.

Ai tha se edhe pse jo publike, këto kishin qenë ankesa që anëtarët e partisë po i diskutonin mes vete.

“Pakënaqësi të madhe të pa adresuar kishte edhe ndaj Berishës, pikërisht për vonesën e ndërhyrjes”, tha Picari duke shpjeguar se ka kohë që kërkohej të merreshin veprime për udhëheqësin e PD-së.

 

 

 

Të fundit