Flash News

Ditari i Opozitës

"Ortaku i trafikantit të arrestuar", Balliu: Gjergj Luca më kërcënon me procedim penal, por s'më impresionon aspak

"Ortaku i trafikantit të arrestuar", Balliu: Gjergj Luca më

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu akuzon biznesmenin Gjergj Luca për lidhje me persona të përfshirë në trafik dhe për kërcënime me procedime penale.

Në një postim ironik në Facebook, Balliu e portretizon Lucën si “super peshkatarin” e preferuar të qeverisë, që gëzon mbështetje të jashtëzakonshme mediatike dhe politike.  

Postimi i plotë:

Gjergj Luca, ortaku i atij trafikantit të arrestuar, më kërcënon me procedim penal tek mediat e pushtetit si Carlo Baze & kompani.

450 procedime penale më ka bërë qeveria jote; nëse shtohesh edhe ti, nuk më impresionon aspak.

Luca është në fakt super peshkatar – duket sikur vetëm ai kap peshk. Aq shumë peshk ka kapur, sa ka ndërtuar një qytet të tërë që e quan “Fish City”.

Është i vetmi peshkatar, të paktën që njoh unë, që gëzon një mbështetje mediatike të jashtëzakonshme – aq të madhe sa do t’ia kishin zili çdo politikan në Shqipëri e më gjerë.

Gëzon edhe përkrahjen e qeverisë, dhe e dashuron qeverinë. Ka edhe ortakun trafikant. Janë këto personazhet që qeveria i do fort. Po sikur të donte qeveria Shqipërinë dhe shqiptarët aq sa i do këta, sot Shqipëria do ishte në Europë dhe shqiptarët do ishin ndër popujt më të lumtur të kontinentit. Ose, të paktën, aq të lumtur sa Gjergj Luca.

Luc, të sugjeroj që edhe këtë dashurinë për Ramën ta ulësh pak në dozë, se nuk duket aspak natyrale. Mos bëj gabimin e atij shokut tënd në Pogradec.

Sa për zilen, shiko se më duket ta kanë varur në qafë.

Të fundit