Flash News

Ditari i Opozitës

Osman Mula: Kur qeveria është në ankth, telefonon SPAK, i thotë ‘arrestoni Metën e Berishën’

Osman Mula: Kur qeveria është në ankth, telefonon SPAK, i

Artisti dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Osman Mula nuk i ka kursyer ironitë gjatë fjalës që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

 Ai tha se sa herë qeveria është në ankth, telefonon SPAK-un dhe i kërkon që të arrestojë Berishën dhe Metën.

Njerëz të punës, shpirti i tyre kishte artin brenda. Sa herë qeveria përdor zoloft, është një medikament kundër depresionit, telefonon SPAK-un dhe i thotë arrestoni Metën dhe Berishën se më filloi ankthi. Si mundesh të bësh karshillëk dhe të shesësh p*rdhë gjithë ditën kur pas çdo raporti del keq, si Shqipëria vatër e pastrimit të parave të pista, financim të terrorizmit, nuk skuqesh e zverdhesh. Këtë raport e nxjerr Dhoma Amerikane e Tregtisë, ku nënvizon që jo vetëm nuk ka përmirësim, por dëmton anëtarësimin në BE.

Jemi të mbytur me informacione të rreme, ku gatuhen në kabinetet e qeverisë. Nuk u ndërtua një klasë të pasurish që ka pasuri të deklaruara, por çdo ditë vetëm sharje e mallkime, ky horr, ky pis. As edhe një parametër normal dhe qytetar. Rendi për faqe të zezë, mund të vrasësh këdo dhe kudo.

Psh*rr tek dera e shtëpisë, mund të të rrahin me gjithë vajzën tek dera e shtëpisë. Çmimet rriten çdo ditë, dhe kërcen trangulli siç i do qejfi, karburanti ja ka bërë naftën popullit. Rinia rrugëve pa punë, rrogat dhe pensionet për faqe të zezë. Sa herë që bëjnë mashtrime dhe i thonë popullit, dhe populli ankohet se nuk kam çfarë të ha, ky afrohet dhe të thotë përpiqu të hash me zor”, tha Mula.

Osman Mula theksoi se qeveria kërcënon opozitën, ndërsa shtoi se një pjesë e kësaj të fundit, duke iu referuar grupit të Bashës, luajnë me dy porta.
“Të drejtohem ty o Ed, mos u lodh shumë me Alibeajn për Presidentin e ri se teneqe do dhurojë edhe ky, së paku sipas teje, se kështu ke thënë.

Kjo kohë solli një politikë tallava, ku rrëzë murit nëpër pllaka të thyme ecën një akademik, dhe në krah të zhurmave të sirenave të policisë kalon Taulanti i Ballajve.

Kryetari i shtetit në parlament i tha opozitës se çdo gjë që do bëni, do ua prish unë, pra kërcënim, kapadaillëk.

Shtetin e ka, bashkitë po, administratë, polici, arsim, të gjitha hallkat, prap s'i mjafton, fatkeqësi për opozitën.

Në vend që të merremi me këtë palo-shtet, nuk duhet t'i biem njëri tjetrit. Një pjesë nuk prononcohen se s'dinë, një pjesë s'duan se duan të laujnë me dy porta, por ne i votuam për to bëmë fushatë.

Atij që i bëmë fushatë nuk na flet, tjetri kërcënon, kush i zgjedh këta njerëz që na kanë fatin e familjes në dorë, ne s'jemi parti që kemi dalë të bërë sevapë.

Fali institucionet, pasi na rropën, na dalin kundër. Partia e djtathtë konservatore jemi pjesa më e varfër e shoqërisë, ndërsa e majta, super e pasur."tha Mula.

 

Të fundit