All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Osmani dhe Begaj shmangën “Ballkanin e Hapur”, Shehu: S’mund të bësh rolin e strucit

All - Paragraf - 1

Osmani dhe Begaj shmangën “Ballkanin e Hapur”, Shehu:

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot vizitën e tij të parë si kreu i shtetit në Kosovë. Në deklaratën e përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, të dy e shmangën nismën e “Ballkanit të Hapur”.

All - Paragraf - 3

Deputeti demokrat Tritan Shehu tha se problemet nuk mund të zgjidhen duke heshtur apo duke luajtur rolin e strucit, teksa komentoi shmangien e çështjes nga dy homologët.

Në një lidhje për RTV Ora, Shehu tha se detyra e të dyve është zgjidhja e problemeve, por jo mbajtja  e tyre fshehur. Shehu u shpreh se “Ballkani i Hapur” është rrjedhojë e filozofisë së qeverisë Rama për të vendosur marrëdhënie Shqipëri-Serbi ndoshta të painfluencueshme nga marrëdhëniet Serbi-Kosovë.

“Nuk mundet të zgjidhen çështjet që janë problematike pa i përmendur ato, ky është gabimi më i madh. Nuk mund të bësh rolin e strucit. Që ti zgjidhësh problemet duhet ti pranosh, ti diskutosh dhe të kërkosh të japësh zgjidhjen publike. Kjo është detyra e presidentit të Republikës, kjo është detyra e çdo njeriu që do të influencojë në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë.

Është e paimagjinueshme të kërkosh të ruash një status quo siç janë marrëdhëniet sot Shqipëri-Kosovë vicioze, jo ajo që u duhet shqiptarëve, Shqipërisë, Kosovës dhe stabilitetit të rajonit. Të kërkosh të ruash këtë status quo duke evituar të prekësh problemet për mua është mungesë realizmi dhe do të thotë se nuk bën dot gjë, nuk zgjidh problemet, qëndron aty ku je.

Detyra e personaliteteve është të zgjidhin problemet, jo ti mbajnë të fshehura, të mbyllura. Problemet duhen hapur, duhen diskutuar qartë. Ballkani i Hapur është rrjedhojë e kësaj filozofie të qeverisë Rama, duke vendosur marrëdhëniet Shqipëri-Serbi ndoshta të painfluencueshme nga marrëdhëniet Serbi-Kosovë.

Meqenëse Serbia është e lidhur me Rusinë, direkt apo indirekt kërkon të tërheqë rajonin drejt Lindjes duke e larguar nga BE. Rajoni jonë duhet të ketë në krye të tavolinës Brukselin dhe jo Vuçiçin, jo Beogradin”, tha Shehu.

Të fundit