Flash News

Ditari i Opozitës

P-BUXHETI 2025, Teliti: Porti 147 mln euro, ndërkohë vetëm 54 mln euro për indeksimin dhe bonusin e pensionistëve

P-BUXHETI 2025, Teliti: Porti 147 mln euro, ndërkohë vetëm 54 mln

Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, denoncon shpërdorimin e financave publike, ku në projekbuxhetin 2025, porti i ri në Porto Romano do marrë nga buxheti 2025 në krahasim me indeksimin e pensioneve të 790mijë pensionistëve dhe bonusit të tyre të fundvitit.

Postimi i Telitit:

P-BUXHETI 2025: PORTI I RI NË PORTO ROMANO 147 MILIONË EURO, NDËRKOHË VETËM 54 MILIONË EURO NË TOTAL PËR INDEKSIMIN DHE BONUSIN 2025 TË PENSIONISTËVE!

Pasi i falën mbi 1 miliardë euro investime të kryera në 30 vite në portin e Durrësit,

Pasi i falën qindra mijëra metra katror tokë publike,

Pasi përjashtuan "investorin strategjik" për 10 vjet nga detyrimet fiskale,

Pasi i falën taksën e ndikimit në infrastrukturë,

Pasi nuk pyetën askënd për portin e ri në Porto Romano dhe kostot e saj marramendëse të ndërtimit,

Pasi alokuan nga buxheti shtetit gjatë 2024 plot 98 milionë euro, vjen përsëri fatura e rradhës për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano. Qeveria parashikon të japë plot 147 milionë euro të taksave tona gjatë 2025 për këtë projekt.

Kur mendon që portin e kishim në Durrës, kur mendon që për indeksimin dhe bonusin që do jepen gjatë vitit të ardhshëm për 790mijë pensionistët qeveria parashikon vetëm 54 milionë euro (apo 2.7 herë më pak)...kupton edhe më qartë pse propaganda qeveritare është futur në lëvizje këto ditët e fundit.

Nuk mbulohet mali me gisht jo!!!

Të fundit