Flash News

Ditari i Opozitës

“Pa gjak nuk e lëshojmë”, Berisha: Zëdhënësit e afërt të Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima në protestë

“Pa gjak nuk e lëshojmë”, Berisha:

Ish kryeministri, Sali Berisha ka lëshuar akuza se zëdhënës të afërt të kryedemokratit Lulzim Basha kanë kërcënuar se nuk do e lëshojnë selinë e PD pa derdhur gjak.

Duke folur në Syri Tv, Berisha thotë se për këtë akuzë ka prova dhe dokumente.

“Kemi dokumente ku zëdhënësit më të afërt të Lulzim Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima të nesërmen. I kam provat në telefon. I ka thënë tjetrit në telefon ai, pa gjak nuk e lëshojmë, do bëjmë gjak.

Ne do shkojmë të hapim dyert e shtëpisë tonë. Po i hapi Lulzim Basha ne nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë, është shtëpia jonë ajo, ata janë punonjës së PD”, u shpreh Berisha.


 

 

 

Të fundit