Flash News

Ditari i Opozitës

“Pa protesta nuk ka zgjidhje”, Berisha: Vendimi i Britanisë, ua servirën nga Tirana!

“Pa protesta nuk ka zgjidhje”, Berisha: Vendimi i Britanisë, ua

Kryetari i PD-së, Sali Berisha sheh si zgjidhjen e problemeve vetëm protestat. Ai akuzoi Edi Ramën se ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, ndërsa vuri theksin te lidhjet e tij me George Soros.

“Pa protesta këto probleme nuk zgjidhen. Largimi i tij nga pushteti i cili ka ardhur nga vota e dhunuar, duhet të jetë objektivi ynë më absolut dhe ne do t’i përmbahemi. Vështirësitë nuk janë të vogla, ka mbështetjen e George Soros. Vetëm në Europë në politikë Soros ka investuar 18 miliardë euro. Por ne do të rrimë në të drejtën tonë. Kjo është një betejë që ne e bëjmë për demokracinë, për të ardhmen tone”, tha Berisha.

Ky i fundit shtoi se vendimi i Britanisë për t’i ndaluar hyrjen është lobim i Tiranës. Ai nënvizoi se do të vazhdojë i paimpresionuar.

“Merret një qytetar i një shteti tjetër, ka rastisur të jetë qhtetar i Mbretërisë së Bashkuar, i padënuar, i pandëshkuar kurrë në jetën e tij në atë vend. Shpallet fajtor dhe ai faj përdoret për të më sanksionuar mua.

Nuk ka gjë më korruptive mbi tokë. Këtë ju garantoj që s’mund ta bëjnë ministrat e Mbretërisë së Bashkuar kurrë. Ky është një mashtrim korruptiv. Londra është një elitë në tërësi e nivelit shumë të lartë, u serviret që këtej. Unë vazhdoj i paimpresionuar, duke theksuar se cilado qeveri e globit të paraqesë një fakt, një provë të vetme për atë çka flet”, deklaroi Berisha.

Të fundit