Flash News

Ditari i Opozitës

PAA: Qeveria e papërgjegjshme, po kryen një krim moral dhe ligjor

PAA: Qeveria e papërgjegjshme, po kryen një krim moral dhe ligjor

Partia Agrare Ambientaliste ka lëshuar një deklaratë për mediat ku rendit tre nga arsyet kryesore se përse qeveria duhet të japë paketën e trete të ndihmës ekonomike.

Sipas PAA-s,  goditja që pësoi Shqipëria nga pandemia do  të rritet dhe kësisoj edhe varfëria.

PAA shkruan më tej se qeveria jo vetëm po tregohet e papërgjegjshme, por është duke kryer një krim moral dhe ligjor ndaj atyre që mezi po i mbijetojnë kësaj krize.

Deklarata e PAA:

Tre janë arsyet kryesore:

1. Ekonomia europiane po mbyllet gradualisht. Goditja e ekonomisë shqiptare nga pandemia do të rritet. Kjo do të prodhojë më shumë të papunësi dhe varfëri.

2. Banka Botërore paralajmëron se rreth 41.5% e shqiptarëve përballen me nivele varfërie, ku një pjesë, shumë lehtë mund të bien në nivelin e varfërisë mbijetuese.

3. Biznesi duhet mbështetur që të mbajë një pjesë të punonjësve dhe të strukturohet për tu bërë më konkurues.

Çdo kundërshtim i qeverisë për paketat ndihmëse ndaj të papunëve, të varfërve dhe biznesit është jo vetëm papërgjegjshmëri qeverisëse por edhe një krim moral dhe ligjor ndaj atyre që mezi po i mbijetojnë kësaj krize.

Kohezioni dhe solidariteti social janë vlera humane të shoqërive demokratike.

Braktisja e qeverisë për të mbështetur të papunët dhe të varfërit shton braktisjen e vendit dhe varfërimin e tij.

Të fundit