All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Padia ndaj ministres, Vokshi: Kushi tentoi që unë të tërhiqja denoncimet

All - Paragraf - 1

Padia ndaj ministres, Vokshi: Kushi tentoi që unë të

Deputetja demokrate Albana Vokshi është paraqitur sot pranë SPAK-ut në seancën gjyqësore të radhës me ministren e Arsimit Evis Kushi, pasi kjo e fundit e paditi për shpifje.

All - Paragraf - 3

Vokshi tha jashtë SPAK-ut, se ministrja kishte tentuar që deputetja demokrate të tërhiqte deklaratat dhe denoncimet ndaj saj. Vokshi tha se nuk do të pajtohet me ministren, e cila bashkë me Ramën kanë degraduar sistemin e arsimit.

“Meqenëse ishte seancë pajtuese, sigurisht ministrja Kushi tentoi që unë të tërhiqja deklaratat dhe denoncimet e mia. Kjo sigurisht nuk ndodh. Si mundem unë të pajtohem me ministren Kushi kur ajo e ka degraduar arsimin, kur e ka shndërruar atë në celulë të Partisë Socialiste. Si mund unë të pajtohem me Evis Kushin apo të bëhem palë me qeverinë që po keqtrajton mësuesit dhe nuk u jep nxënësve dhe studentëve arsimin që ata meritojnë”, tha Vokshi.

Të fundit