Flash News

Ditari i Opozitës

Padia për inceneratorët, LSI i drejtohet SPAK-ut me 3 kërkesa

Padia për inceneratorët, LSI i drejtohet SPAK-ut me 3 kërkesa

Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon informacion SPAK-ut për ecurinë e hetimeve lidhur me paditë që ka depozituar për çështjen e inceneratorëve.

LSI kujton se kallzimi është depozituar në datën 4 mars të vitit të kaluar. Tre kërkesat e LSI-së për Prokurorin e Posaçme janë:

1. Statusin Juridik të procedimit penal;

2. Pa cënuar parimin e sekretit hetimor, aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria si dhe informacion lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që i atribuohet personave që po hetohen;

3. Nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur”, kërkojmë informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes.

Duke theksuar se afati maksimal për përfundimin e hetimeve është 2 vjet, LSI kërkon që të respektohet.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit