Flash News

Ditari i Opozitës

Padia për inceneratorët, LSI i kërkon informacion SPAK-ut për Veliajn dhe Agaçin

Padia për inceneratorët, LSI i kërkon informacion SPAK-ut

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i kërkon Prokurorisë së Posaçme informacion në lidhje mbi paditë që ka dorëzuar për çështjen e inceneratorëve.

Kryemadhi kërkon informacion mbi statusin juridik të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Kërkesat e LSI-së:

1) Statusin Juridik të të tre procedimeve penale për të cilat LSI ka depozituar kallzime penale;

2) Pa cënuar parimin e sekretit hetimor, aktet dhe provat e administruara nga Prokuroria sidhe informacion lidhur me personat që po hetohen nga Prokuroria dhe statusin penal që u  atribuohet personave që po hetohen për të tre Inceneratorët;

3) Nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur” për Inceneratorët e Fierit apo të Tiranës, kërkojmë informacion lidhur me masat konkrete të sigurisë që janë marrë nga Prokurori i çështjes.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit