Flash News

Ditari i Opozitës

Paditi për shpifje deputetin e PD, Evi Kokalari shkon në GJKKO

Paditi për shpifje deputetin e PD, Evi Kokalari shkon në GJKKO

Aktivistja Evi Kokalari ka shkuar sot në Gjykatën kundër Krimit dhe Korrupsionit për padinë që depozitoi disa javë më parë ndaj deputetit demokrat Ervin Salianjit.

Ajo e akuzoi Salianjin shpifje, në lidhje me deklaratat e tij, se aktivistja ka ndërruar mbiemrin, dhe se bashkëshorti i saj është pjesë e "Agimit të Artë" në Greqi.

Deputeti shmangu sot përballjen me Kokalarin, duke mos u paraqitur vetë në seancë, por me përfaqësim nga mbrojtësit ligjor.

Pas përfundimit të seancës, ajo dha një koment të shkurtër për gazetarët, duke thënë se "Salianji nuk denjoi të përballet me drejtësinë". Kokalari ka dalë krah ish-liderit, Sali Berisha dhe është pjesë e Komisionit për Rithemelimin e PD.

 

Të fundit