Flash News

Ditari i Opozitës

Paditi Veliajn për shpifje, Basha thirret nga GJKKO për të dëshmuar

Paditi Veliajn për shpifje, Basha thirret nga GJKKO për të

Kryetari i PD, Lulzim Basha është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai është thirrur për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me padinë që për shpifje që ka depozituar ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kjo ishte seanca e parë e çështjes, ndërkohë që e radhës është vendosur të mbahet më 24 shtator, pasi Basha e ka refuzuar kërkesën e gjykatës për pajtim. 

Në tetor të vitit që lamë pas, PD depozitoi padi kundër kryebashkiakut dhe e akuzoi atë se në cilësinë e drejtuesit të fushatës së PS për Tiranën se ka shpifur ndaj kryedemokratit Basha.

Akuzat e Veliajt për Bashën ishin tre: U bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë, ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë dhe se ka ndërtuar kate pa leje.

PD asokohe u shpreh se akuzat janë të pavërteta dhe se kishin qëllim dëmtimin e reputacionit dhe imazhit të Bashës.

 

 

Të fundit