Flash News

Ditari i Opozitës

“Padrejtësi ndaj opozitës”, Topalli: Kryetari i opozitës është arrestuar pa akuzë

“Padrejtësi ndaj opozitës”, Topalli: Kryetari i

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli ka qenë sot pjesë e protestës së përditshme që organizohet nga demokratët poshtë banesës së kryedemokratit, Sali Berisha.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se kreu i opozitës, Berisha është arrestuar pa akuzë vetëm se mbajti fjalën për një premtim elektoral.

Po ashtu, Topalli bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të organizohet më 20 shkurt, një protestë kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike. 

 “Të bësh opozitë në Shqipëri është sublime për PD dhe jo për forcat e tjera. Është sublime, kjo ka qenë në 1997-2005 dhe gjatë kësaj periudhe.

Për 8 vitet e para sigurisht që kishte një problem brenda vetë opozitës por pastaj këta kishin kuptuar një gjë se nqs nuk do blinin kryetarin e opozitës, ata do të arrestonin kryetarin e opozitës dhe duke arrestuar kryetarin e opozitës ata kujtonin se do të shkrinin PD. Por prania e juaj këtu ka vërtetuar të kundërtën.

Jo vetëm që nuk shkrihet opozita dhe PD por përkundrazi ka mobilizuar çdo qelizë, çdo besim çdo parim çdo vlerë që gjithsecili prej nesh beson në pluralizmin dhe demokracinë dhe mbi të gjitha se ne shqiptarët edhe kur heshtim flasim, ne shqiptarët nuk ulim kokën, nuk ulim qafën sepse ne i njofim mirë historinë dhe pasojat e diktaturave.

Këta e filluan duke na marrë vulën. Më thoni se në cilin vend të botës, të NATO-s, të Europës ndodh që kryetari i një partie në opozitë të caktohet me vendin gjykate. Dini ndonjë? Në Europë jo, as në Afrikë nuk njof, as në vende të tjera nuk e njof.

Ne kemi mësuar se demokracia funksionon përmes mazhorancës kur mazhoranca e demokratëve kanë vendosur që Sali Berisha të jetë kryetari i opozitës, nuk ka vendim gjykate popullore që ta zhbëjë një gjë të tillë.

Ne kemi mësuar po ashtu se lirinë nuk ta dhuron njeri, as drejtësinë nuk ta dhuron njeri.

Ne duhet të bëjmë beteja dhe duhet të bëjmë dhe luftë për ta fituar një gjë të tillë. Dhe ju jeni mbledhur sot se e ndjeni që është bërë padrejtësi ndaj shoqërisë në përgjithësi dhe ndaj opozitës në veçanti. Pse është bërë padrejtësi?

E para sepse ne kemi kryetarin e opozitës të arrestuar pa akuzë. Dini ndonjë vend që kryetari i opozitës të jetë arrestuar pa akuzë?

Sot ne lexuam lajmin se Putin ndalonte rivalin e tij që të merrte pjesë në zgjedhje, gjë që këta e bënë 6 muaj në zgjedhjet lokale kur hoqën emrin e kryetarit të opozitës nga fletët e votimit.

Në fakt situata është edhe më e rëndë sesa edhe kaq. Ajo që po ndodh çdo ditë dhe ndoshta njerëzit e kuptojnë më mirë se më qartë se e kuptonin 2 vite përpara sepse kishin një zë që i luftote aty ku ato kishin frikën më të madhe.

 Më 20 shkurt të gjithë sëbashku të dalim për të mbrojtur të drejtat tona. Ndaj duhet kurajë duhet vendosmëri, ka filluar me rezistencë do vazhdojë me protestë dhe do shkojë në rebelim derisa gjërat të ndryshojnë””, tha ndër të tjera Topalli.

 

Të fundit