Flash News

Ditari i Opozitës

Pak minuta para Kuvendit të Berishës, PD u kujton demokratëve mesazhin e Escobar

Pak minuta para Kuvendit të Berishës, PD u kujton demokratëve

Pak minuta para nisjes së Kuvendit Kombëtar të PD të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, selia blu ka dalë me një mesazh për demokratët.

Përmes deputetit Arbi Agalliu, PD u kujton demokratëve mesazhin e të dërguarit special të SHBA, për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar, i cili dje tha në një intervistë për News 24 se do të ketë pasoja nëse PD zgjedh në krye dikë që është i shpallur 'non grata' nga SHBA.

 “Partia Demokratike ka lindur si parti e fjalës së lirë, si parti e të drejtave të njeriut, si parti e tregut të lirë e mbi të gjitha si parti pro Amerikane.

Partia Demokratike lindi si mburojë e interesave të shqiptarëve do të vazhdojë e tillë e jo pronë e as mburojë e interesave personale të askujt, as të z.Sali Berisha.

Për këdo që u përball me gënjeshtra dhe manipulime të stilit komunist u them se në këtë ditë të shënuar të gjithë duhet të jemi të bashkuar, larg interesave personale, të tejkalojmë veten në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve”, shkruan Agalliu krahas videos.

Të fundit