Flash News

Ditari i Opozitës

Pak minuta para nisjes së Kuvendit, Basha mbledh grupin parlamentar në selinë blu

Pak minuta para nisjes së Kuvendit, Basha mbledh grupin parlamentar në

Pak minuta para nisjes së seancës së parë të Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur në selinë blu grupin parlamentar të PD.

Ai pritet t'ju japë "direktivat" e fundit deputetëve të rinj. Opozita do të rikthehet në Kuvend, dy vite pasi dogji mandatet dhe nisi aksionin opozitar përmes protestave.

Pavarësisht pretendimeve për zgjedhjet jo të rregullta më 25 prill, PD vendosi të rikthehet në Kuvend. Nga ana tjetër deputët e PS, kanë nisur të mbërrijnë në Kuvend.

Situata mbetet "e nxehtë" në selinë blu, pas përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit do të rikthehet në Kuvend, si i larguar nga partia që drejtoi për shumë vite. Basha vendosi mbrëmjen e djeshme, ta largonte Berishën nga grupi parlamentar, pas kërkesës së ndërkombëtarëve, por dhe një grupi demokratësh.

Të fundit