Flash News

Ditari i Opozitës

Pak orë para ‘Foltores’, Berisha takon drejtuesit demokratë të Hasit

Pak orë para ‘Foltores’, Berisha takon drejtuesit

Vetëm pak orë nga takimi me demokratët e Tropojës, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim me drejtuesit e strukturave në Has.

Të pranishëm në takim kanë qenë kryetari i degës së PD-së në Has Miftar Dauti, Sekretarja e degës Nazlie Laçi, kryetarja e LDG-së në Has Flutura Aliaj si edhe kryesia e delegatët e zonës.

Berisha tha në një prononcim për mediet, se Hasi do të mbetet gjithmonë demokrat dhe i vendosur për të mbrojtur vlerat e demokracisë.

“Hasi është dhe mbetet gjithmonë demokrat dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojë vlerat e demokracisë, të mbrojë interesin kombëtar. Askush nuk ka luajtur rolin që ju, Kukësi dhe Tropoja, luajtën gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Bijtë e bijat e Kosovës janë të vendosur t’i dalin zot vendit më shumë se kurrë. Miqtë e mi, ju falënderoj me shumë mirënjohje për këtë mikpritje të zjarrtë, për këtë Foltore kaq të zjarrtë dhe frymëzuese për mbarë shqiptarët,” tha Berisha.

Takimi vjen disa orë para nisjes së ‘Foltores’ me demokratët e Tropojës. Takimi i Berishës me demokratët fillon më 16:300 dhe zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kulturës ‘Dardania’ në Bajram Curri.

Të fundit