Flash News

Ditari i Opozitës

Pak para nisjes së seancës plenare, Basha mbledh grupin parlamentar

Pak para nisjes së seancës plenare, Basha mbledh grupin parlamentar

Kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë grupin parlamentar në orën 09.30 në selinë blu.

Ende nuk dihet se cili është fokusi i takimit të sotëm. Mbledhja do të bëhet para seancës plenare, e cila nis në orën 10.00.

Në rendin e ditës së seancës së sotme do të diskutohet për ndryshimin e marrëveshjes me kompaninë Pfizer për sigurimin e vaksinave.

Tema më e diskutuar aktualisht është rritja e çmimeve dhe rritja energjitike. Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë, teksa prezantoi një plan prej 7 pikash për parandalimin e krizës.

Ai shprehu dhe mbështetjen për të gjitha protestat që lidhen me rritjen e çmimeve. Kjo pritet të jetë një temë që do të shkaktojë diskutime ditën e sotme në Kuvend.

Kjo nuk është hera e parë që Basha mbledh deputetët para nisjes së seancës plenare. Në rastet e mëparshme, ai i ka udhëzuar ata për qëndrimin që do të ketë opozita në Parlament.

Të fundit