Flash News

Ditari i Opozitës

Pak para protestës së opozitës, vendoset foltorja te Kryeministria

Pak para protestës së opozitës, vendoset foltorja te

Partia Demokratike pritet të zhvillojë protestën e saj para godinës së Kryeministrisë në oren 18:00 deri në 20:00.

Tubimi vjen pas shpalljes së nënkryeministres Belinda Balluku të pandehur nga SPAK, si edhe për shkak të akuzave të opozitës për kufizim të hapësirës së saj në Kuvend.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, do të lërë selinë blu për t’iu bashkuar protestuesve në bulevard. Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie: godina e Kryeministrisë është rrethuar me barriera mbrojtëse, ndërsa disa rrugë që të çojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë bllokuar për qarkullimin e mjeteve.

Berisha ka deklaruar se kërkesa kryesore e kësaj proteste mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e Belinda Ballukut. Ai e cilësoi këtë protestë si hapin e parë drejt krijimit të një qeverie teknike, ndërsa mohoi që tubimi të ketë lidhje me thirrjen e tij nga SPAK në lidhje me çështjen e 21 janarit.

Të fundit