Flash News

Ditari i Opozitës

Paketa e Maleve, Tabaku: Motra e ligjit të investimeve strategjike do t’u marrë shqiptarëve malet siç u mor deti

Paketa e Maleve, Tabaku: Motra e ligjit të investimeve strategjike do

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar sërish për situatën në Theth dhe efektet e Paketës së Maleve.

Tabaku e ka cilësuar këtë paketë si një version të ri të Ligjit të Investimeve Strategjike, duke e quajtur “vëllai i tij” dhe duke paralajmëruar se rrezikon të grabisë pronën publike dhe private në favor të një pakice.

“Pas detit, tani duan të marrin edhe malet,” shkruan Tabaku. “Paketa e Maleve është instrumenti për të legjitimuar këtë plaçkë, njësoj siç ndodhi me zonat bregdetare nën petkun e zhvillimit strategjik.”

Deputetja demokrate thekson se kjo nismë u shit si reformë për të rregulluar çështjen e pronësisë në veri, por në thelb është një tjetër “kalë Troje” për të zhveshur qytetarët nga pasuritë e tyre dhe për t’i kaluar në duart e të njëjtëve përfitues të përhershëm të favoreve qeveritare.

Të fundit