Flash News

Ditari i Opozitës

Paketa e Rezistencës Sociale, Basha: Rama tallet me qytetarët, kriza nuk zgjidhet me lëmoshë

Paketa e Rezistencës Sociale, Basha: Rama tallet me qytetarët, kriza

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar Paketën e Rezistencës Sociale të miratuar dy ditë më parë nga qeveria, një ‘gjoja paketë’ që iu shpërndan qytetarëve lëmoshë.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se kriza nuk zgjidhet me lëmoshë, por veçse thellohet edhe më shumë. Kreu i opozitës shton se Rama përdori të njëjtën skemë edhe me pandeminë, kur pjesa dërrmuese e shqiptarëve u zhytën në mjerim.

"Edi Rama vazhdon të tallet me qytetarët me gjoja paketa shpëtimi. Është e njëjta skemë siç bëri në kohën e pandemisë, ku shumica dërmuese e shqiptarëve u zhyten në mjerim.

Qeveria ka parashikuar të shpërndajë lëmoshë tek grupe të kufizuara, që po mbijetojnë, kur në fakt rritja e çmimeve prek të gjitha shtresat dhe do të zhysë në varfëri qindra mijëra familje.

Zgjidhje ka.

Ia kemi propozuar kohë më parë ku i kërkuam të marrë masa. Sepse shqiptarët janë aq të varfër sa nuk i përballojnë dot kostot shtesë për të përmbushur nevojat bazë.

Mjafton të shohësh vendet fqinje për të kuptuar se ka zgjidhje që ndihmojnë të gjithë qytetarët.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar ligjin për uljen e akcizës për karburantet dhe Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 18 në 10 %. Po kështu ka vendosur për uljen e TVSH-së për ushqime bazë nga 5 në 0 %.

Por ndërkohë që bën sikur po ndihmon qytetarët, në këtë kohë krize qeveria po programon më shumë taksa; do rikthejë taksën për Biznesin e Vogël dhe një sërë taksash të tjera që do ta rëndojnë edhe më shumë gjendjen.

Me lëmoshë nuk zgjidhet kriza, ajo vetëm thellohet më shumë", shkruan Basha.

Të fundit