Flash News

Ditari i Opozitës

Paketa e tretë për ekonominë, PD publikon videon: Rama një mashtrues i rëndomtë, i lë shqiptarët në mëshirë të fatit

Paketa e tretë për ekonominë, PD publikon videon: Rama një

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka publikuar një video me disa nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku premton një paketë të tretë ndihme për qytetarët dhe ekonominë.

Ndërsa e akuzon Ramën se ka mashtruar qytetarët, ai vendos theksin te gjendja e rënduar ekonomike e këtyre të fundit.

Postimi i plotë:

Fjalët e Edi Ramës i merr era. Çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër. Premton paketë të tretë të ndihmës ekonomike, por nuk e mban fjalën.

Premton plan për rimëkëmbjen, as që kujtohet më për të. Edi Rama është një mashtrues i rëndomtë, i cili lë shqiptarët në mëshirë të fatit dhe taksat e tyre i transferon në parajsa fiskale. Ndiqni me zë dhe me figurë kryemashtruesin në ikje.

Të fundit