Flash News

Ditari i Opozitës

Pakti me Melonin, Xhaferri: Rama do ta përdorë për të blerë heshtjen e Italisë për korrupsionin dhe krimin

Pakti me Melonin, Xhaferri: Rama do ta përdorë për të

Kreu i FPRD-së, Besart Xhaferri, i është referuar investigimit të RAI 3 mbi marrëveshjen Rama-Meloni dhe detaje që përfshijnë Sekretarin e Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, si ‘dora’ që qëndron pas paktit për refugjatët.

Në një postim në Facebook, Xhaferri shkruan se Rama do ta keqpërdorë marrëveshjen në fjalë për të blerë heshtjen e Italisë për korrupsionin dhe krimin shqiptar, si dy pengesat e integrimit të vendit në BE.

Xhaferri shton se në mesin e dritëhijeve mbi marrëveshjen e dy kryeministrave, qëndron edhe Engjëll Agaçi, të cilit RAI 3 i është referuar me termin “avokati i narkotrafikantëve”.

“Edi Rama do t'a keqpërdorë marrëveshjen për emigrantët për të blerë heshtjen e Italisë për korrupsionim dhe krimin shqiptar, dy pengesat kryesore për integrimin.

Këtë paralajmërim ia bëra Ministrit të Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, gjatë një takimi që zhvilluam në Romë pak muaj më parë, ku të pranishëm ishin edhe deputetë të Parlamentit Italian.

Emisioni “Report” në “Rai Tre” skanoi dritëhijet e marrëveshjes për emigrantët ku siç pritej njeriu kyç është Engjëll Agaci, i njohur ndryshe si avokatii bosëve shqiptar të narkotrafikut në Itali, shumë kohë Sekretar i Përgjithshëm në Kryeministri, ose njeriu hije pas inceneratorëve.

Banorët e Lezhës kanë të drejtën legjitime të ngrihen në protesta masive kundër kampeve në Gjadër dhe do kenë mbështetjen tonë të pakursyer.

Gazetarët e “Report” në investigimin e tyre duke sjellë dhe zërin e ekspertëve evidentuan fuqizimin e krimit shqiptar në Evropë pikërisht falë lidhjeve dhe garancive në qeverinë Rama ku si shembull konkret sollën dosjen Xibraka.

Nuk ka asnjë dyshim që largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe vendosja e tij përpara drejtësisë është një borxh që ne i detyrohemi çdo shqiptari”, shkruan Xhaferri.

Të fundit