Flash News

Ditari i Opozitës

Pakti PS-PD, Bumçi: Rama nuk e donte, por u detyrua nga qytetarët e ndërkombëtarët

Pakti PS-PD, Bumçi: Rama nuk e donte, por u detyrua nga qytetarët e

Ish-ministri Aldo Bumçi ka folur pas uljes në tryezën e bisedimeve nga mazhoranca dhe opozita.

I ftuar në News24, Bumçi u shpreh se sot opozita ka marrë të drejtat që i takojnë nga Kushtetuta, ndërsa shtoi se kryeministri Rama është detyruar nga qytetarët dhe nga partnerët ndërkombëtarë për të negociuar me opozitën.

Ambasadori i BE tha një fjalë në deklaratën para takimit dje. Duhet të reflektohet realiteti politik. Këtu qëndron e vetmja e vërtetë që ka sjellë këtë ndryshim. Kryetari i opozitës është i burgosur dhe i është marrë emri i partisë. Deklarata e ambasadorit të BE për të njohur realitetin politik e solli këtë gjë. Është meritë e demokratëve dhe çdo qytetari të lirë që në këto 2 vite e gjysmë u kërcënuan, sot u tha se ka një opozitë dhe nuk mund të mbyllen sytë.

Rama nuk e donte këtë realitet. Rama është detyruar nga qytetarët shqiptarë dhe partnerët tanë duke parë këtë realitet të pamohueshëm. Rama nuk e donte këtë, ai është detyruar të vijë në këtë pikë. Sot opozita ka marrë të drejtat që i takojnë nga Kushtetuta”, u shpreh ai.

 

Të fundit