Flash News

Ditari i Opozitës

"Pala tjetër del e përçarë në 5 parti", Paloka publikon deklaratën  e Veliajt: I shpëtoi goja, tregoi planin e shefit

"Pala tjetër del e përçarë në 5 parti",
Edi Paloka

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka publikuar një fragment nga fjalimi i kryebashkiakut të Tiranës, teksa thekson se Veliaj po nxjerr zbuluar planin e kryeministrit Rama.

”Hera e parë në histori që PS futet e bashkuar, ku nuk del asnjë parti tjetër për të sfiduar PS. Kjo është hera e parë që pala tjetër, del e përçarë në 5 parti. Do i numëroni, gjatë ditëve që vijnë, 5 parti nga pala tjetër. Imagjinoni nuk bëjnë dot zap shtëpinë e tyre, imagjinoni të qeverisin shtëpitë tonë”, janë fjalët nga video e Veliajt.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Paloka shkruan se sipas tij, ato që do krijohen nuk janë parti të dala nga PD, por janë parti që kryeministri Rama, i ka krijuar "i tmerruar nga humbja".

Postimi i plotë:

Degjojeni vemjen si i shpeton goja dhe nxjerr zbuluar planin e shefit per “partite e djathta” qe do krijohen…

Nuk janë parti të dala nga PD, janë parti që i ka krijuar Rama i tmerruar nga humbja!

Pleh ky e pleh ata qe vihen ne sherbim te ketij…Ne nje kosh do perfundojne!

Të fundit