Flash News

Ditari i Opozitës

“Palaçollëqet s‘i ha njeri”, Vasili: Rama mashtroi si ordiner me rritjen e pagave, lëre tallavanë

“Palaçollëqet s‘i ha njeri”, Vasili: Rama mashtroi

Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama se pengesë për rritjen e pagave për profesionistët janë bërë deputetët e PS.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë nëpërmjet një postimi në “Facebook” shkruan se Rama po gënjen me deklaratën e tij për pagat, pasi po të njëjtë deputetë ishin ata të cilët kanë votuar për dhjetëra ligje, nisur nga ‘shkatërrimi i Teatrit, Portit të Durrësit, vjedhjen e Butrintit’, etj. 
 
POSTIMI I PLOTË: 

Ky nuk ben as per çingije e jo per kryeminister!
Mashtrimi ordiner i Rames per rritjen e pagave!
Rama pasi genjeu si ordiner po thote se e paskan penguar dele-deputetet dhe nje farë Majko per rritjen e pagave qe mashtruesi premtoi.
Kush e paskan penguar?
Deputetet, delet, ha ha haaaaaaaa??
Leri keto palaçollëqe mashtrues se nuk i ha asnjeri.
Po a nuk jane po jane keto dele-deputete, qe me urdher te Rames mashtruesit:
Votuan dhe ndryshuan Kushtetuten dhe Kodin zgjedhor per nje dite per te prishur zgjedhjet.
Votuan shkaterrimin e Teatrit.
Votuan shkaterrimin e Portit te Durresit.
Votuan miliarda euro borxhe per te mbuluar vjedhjet.
Votuan koncesione nga me hajdutet qe ka pare bota.
Votuan kompesimin e materialeve te ndertimit per tenderxhinjte e qeverise.
Votuan qindra milion euro qe vidhen per energjine elektrike.
Votuan vjedhjen e Butrintit.
Votuan hapjen e bixhozit dhe basteve.
Votuan Prokurorin e Pergjithshem me 69 vota.
Votuan Borde Nafte dhe Ushqimesh per te vjedhur qytetaret.
Votuan qindra ligje antikushtetuese te porositura nga oligarket
Ndaj mashtrues lere edhe tallavane se ti as per çingije nuk ben e jo më per kryeminister.

Të fundit